Një lajm i trishtë ka ardhur këtë të premte, pasi është ndarë nga jeta artisti i njohur fierak, Shaban Zeneli, i cilësuar si “Bilbili i Çamërisë”, i cili u përball me një beteje të një sëmundje të pashërueshme.
Lajmi i hidhur është konfirmuar nga familjarët e tij dhe ka prekur thellë komunitetin artistik si edhe dashamirësit e muzikës popullore.
Shaban Zeneli ishte një nga zërat më përfaqësues të këngës çame në Shqipëri. Me një karrierë të gjatë në skenë, ai u bë i njohur për interpretimet e tij plot ndjenjë dhe autenticitet, duke ruajtur dhe përcjellë me përkushtim traditat muzikore të Çamërisë.
Këngët e tij janë kënduar dhe dashur ndër vite nga njerëzit, veçanërisht në zonën e Fierit, ku ai konsiderohej një figurë e respektuar e artit popullor.
Ceremonia e përcjelljes për në banesën e fundit do të zhvillohet sot, në orën 15:00, në varrezat e qytetit të Fierit.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI