Ndahet nga jeta ne moshen 91 vjecare muzikanti dhe kompozitori i famshem, fituesi i cmimit Oskar, Ennio Morricone. Mediat e huaja shkruajne se ai vdiq natën në një klinikë ne Itali, pas problemeve shendetesore qe kishte pasur. Funerali i Ennio Morricone do të mbahet privatisht, ne respekt “te ndjenjës se përulësisë që gjithmonë ka frymëzuar jeten e tij”. Familja e dha lajmin e trishte përmes mikut dhe avokatit të tyre Giorgio Assumma/
Deri ne frymen e fundit ka qene i ndergjegjshem dhe eshte pershendetur me familjen, gruan e tij të dashur Maria e cila e ka shoqëruar atë me përkushtim në çdo moment të jetës së tij dhe angazhimeve profesionale dhe ka qenë afër tij deri në frymën e fundit./
Morricone njihet për kolonat zanore të shumë filmave të njohur italianë dhe të kinemasë botërore. Morricone mori dy çmime Oscar, një në 2007-ën dhe një në vitin 2016. Ai klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së ti dhe ka kompozuar muzikën e më shume se 500 filmave dhe serive televizive. Ata qe e bene te njiohur ishte kolona zanore e 390 filmave western./
Morricone ka fituar dy cmime Grammy Awards, dy Golden Globe, pese Anthony Asquith Awards for Film Music nga BAFTA ne 1979-1992, si dhe The Polar Prize ne 2010. Ai është nominuar për pesë Academy Awards për muzikën më të mirë të filmit.
ME SHUME LAJME
Rama përsërit thirrjen për dialog me protestuesit
KINOTEATRI I SARANDËS. PREMTIMET NË SKENË, TENDERI NË SIRTAR DHE KULTURA NË PRITJE!
Ambalazhet, detyrime të reja për bizneset dhe depozitë e rimbursueshme për shishet plastike