Poeti i njohur Arben Duka, është ndarë sot nga jeta në moshën 64-vjeçare. Duka vuante prej kohësh nga probleme të rënda shëndetësore, teksa lajmin e bëri me dije gazetari Aleksandër Çipa.
“Lamtumirë Arben Duka! Mirëmbeç Poet i pavdekshëm!!!”, u shpreh Çipa.
Arben Duka u lind në Labovë të Gjirokastrës. Ai kreu Akademinë Ushtarake dhe Universitetin “Aleksandër Xhuvani”. Duka dallon për një biografi shumë të pasur letrare dhe artistike.
Ai është autor i mbi pesëdhjetë vëllimeve poetike të botuara e të ribotuara gjer në pesë herë.
Është bashkëautor në rreth tre mijë këngë duke filluar qysh nga viti 1974. Ka dhjetëra çmime si autor dhe bashkëautor në gjininë e këngës, ku spikasin shtatë çmime të para në Festivalet Kombëtare të këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Është autor i mijëra e mijëra vargjeve humoristike dhe satirikë në shumë të përditshme dhe periodike. Duka është autor i tekstit të Himnit të Policisë së Shtetit.
Ai është “Nderi i qarkut Gjirokastër”, “Nderi i Odries”, “Nderi i Lunxhërisë”, “Nderi i veteranëve të luftës”, “Qytetar Nderi i Gjirokastrës”. ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI