Pas një sëmundje të rëndë është ndarë sot nga jeta në Tiranë, në moshën 69 vjeçare studjuesi i njohur dhe poeti sarandiot Bardhyl Maliqi.
Bardhyl Maliqi u lind në Konispol dhe punoi ndër vite si mësues i gjuhës dhe letërsisë, psikolog shkollor, aktualisht drejtues i Njësisë Psiko-sociale dhe pedagog i Filialit Universitar të Sarandës prej disa vjetësh.
Ai është autor i rreth 19 librave ne fushë të pedagogjië, sociologjisë të studimeve letrare dhe të krijimtarisë letrare. Disa nga titujt e veprave të tij janë: “Shije të rrezikuara” (ese), “Qortimi i hartimeve (studim), “Etika rrjedhave të komunikimit” (studim), “Pasqyrat” (poezi), “Morfologjia” (tekst për studentë), “Ankthi i statujave” (libër me poema shqip – anglisht), “Perandoria e zogjve” (pema) në anglisht, italisht, kroatisht, rumanisht, greqisht etj. “Detyrat e shtëpisë” (ese), “Mësimdhenia dhe vlerësimi etik”, (studim), “Tej portave të jetës” (novelë) etj.

Bardhyl Maliqi ka fituar ndër vite rreth 20 çmime të ndryshme rajonale, kombëtare e ndërkombëtare si:
-Libreti më i mirë i vlerësuar me kupën e teatrove mbarëkombëtare (Shqipëri-Kosovë-Maqedoni) me dramën “U largua deti” më 2004 zhvilluar në Pogradec, Çmimin “Butrinti” në konkursin ndërkombëtar (ballkanik) të qershorit 2007 në Sarandë, Çmimin special ndërkombëtar (për poemat “Perandoria e zogjve dhe Ankthi i statujave” Birds Empire & The Anxiety of Statues, marrë në Kongresin e Dytë të Uneskos për letërsinë artet dhe shkencën, zhvilluar në Atalanti në tetor 2011, Çmimi special ndërkombëtar për “Etika e poetit dhe ndikimin e saj në shkolla”- marrë në Kongresin e Dytë të UNESKO-s për letërsinë artet dhe shkencën, në Atalanti në tetor 2011, Çmimin e Maratonës Poetike Ndërkombëtare të Sarajevës, Çmim Special për poemën “Akuarel për Zagrebin” dhënë në Kroaci,
Çmimi “Naim Frashëri” në Festivalin poetike Ditët e Naimit në Tetovë, etj,.

Gjate vitit 2023 Bardhyl Maliqu u nderua edhe me Çmimin “Aleksandri Madh” akorduar nga Klubi i Ideve në Salamina (Greqi). Ai ka botuar m i 800 artikuj, në shtypin letrar e pedagogjik të vendit.


SRABNDANEWS.AL i shpreh ngushëllimet më të thella familjes së Bardhyl Maliqit për ndarjen e parakohshme nga jeta të njeriut te shtrenjtë të saj//SRNDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI