Dekania Prof.Xhajanka: Ndërkombëtarizim i Fakultetit të Stomatologjisë, mbështetje studentore dhe punësim

Dekania Stomatologjisë Prof.Xhajanka: Kërkimi shkencor, rol kyç në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë
Dekania Stomatologjisë Prof. Xhajanka: Programe të përbashkëta të doktoraturës me universitetet italiane
Fakulteti Mjekësisë Dentare, nis punën për programe të përbashkëta të doktoraturës me Universitetet më në zë të Italiane. Kongresi i pestë ndërkombetar i stomatologjisë, me përfaqësimin e institucioneve më prestigjoze nga 7 shtete të ndryshme solli në Tiranë një platformë te re diskutimi profesional per arritjet dhe sfidat e sotme të teknologjisë, si edhe mundësitë e ambiciet zhvillimore të Shqipërisë në fushen e mjekesise dentare.
Dekania e Fakultetit te Mjekesise Dentare Prof. Edit Xhajanka tha se, “ky kongres është finalizimi një pune të suksesshsme kërkimore shkencore të filluar rreth 6 vite më pare, si një bashkëpunim mes stafeve të ndryshme akademike që më pas u finalizua dhe me fitimin e projketeve të përbashkëta shkencore qoftë nga AKSH-I dhe ministria e Arsimit, por edhe si projekte nga Fondi Shqiptaro Amerikan i Zhvillimit, si projekte individuale të stafit akademik dhe më pas u kurorzua me hapjen e dy masterave të përbashkët me Universitetin Gabliele d’Annunzio, Chieti Pescara”.

Dekania Prof. Xhajanka theksoi se, po vijon procesi i ndërkombëtarizimit të programe mësimore edhe me Universitet e tjera prestigjoze europiane. Teksa e cilësoi kërkimin shkencor, rol kyç në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.
“Ndërkombëtarizimi nxit më shumë kërkimin shkencor dhe nga ana tjetër kërkimi shkencor i vjen shumë në ndihmë ndërkombëtarizimit. Marrëveshjet që mjekësia Denatre ka lidhur me Universitetet e huaj, kanë pasur për bazë bashkëpunimet e mëparshme, projektet dhe konferencat shkencore të përbashkëta që kemi zhvilluar.FMD ka në fokus që punën kërkimore shkencore ta lidhi me zhvillimet e kohës, tendencat dinamike të kohës”, theksoi Prof. Xhajanka.
Të pranishëm në konferencë ishin personalitete nga Universiteti Aldo Moro në Bari, Universiteti i Tor Vergates dhe La Sapienza Romë, Universiteti Unicamillus, Universitetet e Tetovës e Kosovës dhe nga universitetet private në vend. Prof. Dr. Sergio Caputi, Rektori i Universitetit Gabliele d’Annunzio, Chieti Pescara, u shpreh se me Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Shqipëri, kanë bërë disa programe dhe dy mastera të njësuara. Shumë shpejtë do të hapim programe të përbashkëta për procesin e doktoraturës, tha ai.
Ndërsa Prof.Dr. Francesco Inchingolo, Drejtues i Masterave Internacionale nga Universiteti Aldo Moro, Bari theksoi se, me Fakultetin e Mjekësisë Dentare në Shqipëri bashkëpunojnë prej 6 vitesh. “me Fakultetin e Mjekësisë Dentare do të vazhdojmë të bëjmë marrëveshje me spitalin e Barit, për shkëmbimin e specialisteve të stomatologjisë dhe kirurgjisë duke u përqëndruar në avangardën digjitale të fushës dhe teknologjitë bashkëkohore”.
Fakulteti i Mjekësisë Dentare vjen çdo vit me marrëveshje të reja ndërkombëtare e partneritete konkrete, të cilat i shërbejnë rritjes së nivelit shkencor e profesional të stafit akademik dhe studenteve, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për punësim.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI