Aktori i njohur Anastas Kristofori ndërroi jetë sot në moshën 78-vjeçare.
Kristofori me një karrierë të pasur artistike u bë i njohur veçanërisht për rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176”.
Kristofori lindi më 28 nëntor të vitit 1943 në fshatin Vuno të rrethit të Vlorës. Pas mbarimit të studimeve të larta në Institutin e Lartë të Arteve (Akademia e Arteve) në vitin 1970, filloi punën me Trupën Profesioniste të Teatrit Popullor (Teatri Kombëtar) në vitin 1971. Të shumtë do të jenë interpretimet e tij në skenën e këtij teatri. Këtu mund të përmendim rolin e zotit Dëllfit në dramën “Arturo Ui” të Bertold Brehtit, roli i sekretarit të Prefektit në dramën “Prefekti” e Besim Levonjës, rolin e Apostolit në dramën “Komunistët” e Ruzhdi Pulahës, rolin e Perikliut në komedinë “Pallati 176” e Adelina Balashit e shumë të tjera.
Roli i tij më i fundit do të jetë në vitin 2009 në teledramën “Burgjet plot, liria në derë”. Në kinematografi roli i tij i parë ishte në vitin 1976 roli i Stavrit, Ekonomatit të Strehës Vorfnore në filmin “Lulëkuqet mbi mure” më tej do të vazhdonin edhe role të tjera si psh: roli i Ndoc Markut në filmin “Besa e kuqe” në vitin 1982, rolin e Antonios, Kuestorit të Tiranës në filmin “Vendimi” në vitin 1984, rolin e Mavrojanis në filmin “Misioni përtej detit” në vitin 1988 etj.
Roli i tij më i fundit do të jetë roli i Perikliut në kinodramën “Po vjen Ai” në vitin 1998, një vazhdim televiziv i komedisë së njohur “Pallati 176” i Adelina Balashit. Për meritat e tij artistike Anastas Kristofori është vlerësuar me titullin e lartë “Artist i Merituar”.
Disa nga pjesë teatrale ku ka interpretuar janë:
Viti 61
Toka jonë
Prefekti
Pallati 176 – (1985)
Një dimër i shkurtër
Komunistët
Familja e peshkatarit
Duke gdhirë viti 45”
Shënomeni dhe mua
Nën dritat e skenës.
Shkallët
Gjenerali i ushtrisë së vdekur.
Bashkë me agimin
Arturo Ui
Stinë e mërzitshme në Olimp
Rreshajet
Burgjet plot, liria në derë
Darka e gabuar///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI