SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndërtimi i “Korridorit blu”-Balluku: Shqipëria hap garën në vjeshtë

Shqipëria do të hapë në vjeshtë garën për ndërtimin e “Korridorit blu”, një projekt shumë i rëndësishëm ky që nis nga Murriqani, në Kakavijë.

Kështu u shpreh te marten ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila priti në një takim në Tiranë, ministrin për Çështjet e Detit, Transportit dhe Infrastrukturës së Kroacisë, Oleg Butković, me të cilin dha edhe një deklaratë të përbashkët për media.

Balluku informoi se në takim është biseduar për të gjitha hapat që do të hidhen në të ardhmen, duke nisur nga projekti më i rëndësishëm që tashmë Shqipëria ka, “Korridori blu”, ndërkohë që Kroacia e ka nisur prej vitesh këtë projekt dhe është drejt përfundimit.

“‘Korridori blu’, ose Korridori Adriatiko-Jonian, përshkon të gjithë anën e Ballkanit Perëndimor që laget nga deti Adriatik dhe ai Jon, duke filluar nga Kroacia në Greqi. Shqipëria ka një pjesë të rëndësishme të këtij korridori, ndaj ne kemi nisur punën gjatë vitit të shkuar, por për shkak të pandemisë dhe problematikave financiare të krijuara nga pandemia ky projekt u stopua për momentin, për të vazhduar shumë shpejt gjatë këtij viti. Menjëherë në vjeshtë ne do të nisim edhe një herë garën për ndërtimin e ‘Korridorit blu’, i cili do të fillojë nga pika hyrëse që lidh Shqipërinë dhe Malin e Zi, nga Murriqani dhe deri në pikën dalëse që lidh Shqipërinë me Greqinë, në Kakavijë”, tha Balluku.

Balluku vlerësoi se “bashkëpunimi mes Kroacisë dhe Shqipërisë është i hershëm dhe sot janë identifikuar një sërë marrëveshjesh që janë firmosur që në fillim të viteve ’90, për të pasur një bashkëpunim të bazuar mbi marrëveshje të rëndësishme, siç janë ato të transportit ajror, transportit detar dhe transportit rrugor”.Një çështje me interes për Shqipërinë, sipas saj, është zhvillimi hekurudhor. “Ne kemi një ngjashmëri shumë të madhe me Kroacinë, pasi të gjitha hapat që ne kemi hedhur sot duke filluar nga baza rregullatore, ndryshimet legjislative që ka pësuar i gjithë organizimi i sektorit hekurudhor, është një fazë që shteti kroat e ka kaluar para shumë vitesh dhe me shumë sukses. Ndaj kemi diskutuar mbi mundësitë e përfitimit të fondeve nga BE, për projektet hekurudhore që Kroacia ka kryer me mjaft sukses”, tha ajo.Ministri kroat, Oleg Butković e cilësoi takimin shumë të suksesshëm, ndërsa nënvizoi gatishmërinë për të bashkëpunuar në realizimin e këtyre projekteve.“Ne jemi në dispozicion për të bashkëpunuar, pasi kemi kaluar disa faza, si pagesat për rrugët dhe ndërtimi i hekurudhave, që është një prej sfidave më të mëdha që kemi ne si ministri. Gjatë këtyre viteve ne mund të themi se kemi bërë shumë hapa para në këtë sistem, ndaj jemi në dispozicion që me përvojat tona dhe me ekspertët tanë t’ju ndihmojmë, që të integroheni sa më shpejt në sistemin hekurudhor”, tha ai.///atsh///

error: