SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ndodh mrekullia! Po mbytej në det, dy rojet bregdetare dhe pushuesit i shpëtojnë jetën të riut në plazhin e Spillesë

Një mrekulli ka ndodhur sot në plazhin e Spillesë. Një i ri është shpëtuar nga mbytja nga rojet bregdetare në plazhin e Spillesë. Mësohet se dy vrojtuesit Festim Sula dhe August Hoxha kanë bërë heroin ditën e sotme, teksa i kanë dhënë ndihmën e parë djalit që rrezikoi të mbytej.

Roja bregdetare, August Hoxha e ka parë të riun teksa po nxirrej nga deti prej pushuesve që i kishin ardhur në ndihmë fillimisht dhe i ka dhënë ndihmën e parë.

Më pas Fabjan Hallullli është transportuar në drejtim të spitalit me ambulancë, me shenja jete.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:00.

Gjatë këtij sezoni disa pushues kanë humbur jetën në plazhet e vendit./noa///

error: