Pas mbledhjes së djeshme të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, kryeministri Edi Rama paraqiti 7 ndryshime në kabinetin qeveritar.
Sipas medieve, në pritje të zbardhjes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun, e cila la në fuqi pezullimin e saj nga detyra, kryeministri Edi Rama ka vendosur ta largojë nga dy postet e rëndësishme, si zëvendëskryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Në vend të Ballukut, Rama ka propozuar emërimin në detyrën e zv/kryeministres të Albana Koçiut, duke u larguar kështu nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Si ministër i Brendshëm Rama ka propozuar Besfort Lamallarin, ndërsa si ministër të Drejtësisë Toni Gogun.
Ndërsa si ministër të Infrastrukturës dhe Energjetikës kryeministri Rama ka propozuar Enea Karakaçin. Po ashtu, Erjona Ismaili është propozuar nga Rama si ministre për Marrëdhëniet me Parlamentin.
Gjithashtu kryeministri Rama ka propozuar ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, ish-ambasadorin e Shqipërisë në BE, Ferit Hoxha, në vend të Elisa Spiropalit.
Ndërsa Ermal Nufi u propozua nga Rama si ministër i Mbrojtjes në vend të Pirro Vengut.(Klodi SARAÇINI)///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade