Me mbërritjen e pranverës, rikthehet ora verore, një nga ndryshimet më simbolike të vitit.
Në orën 2:00 të mëngjesit, akrepat e orës lëvizën një orë përpara, duke shkuar direkt në orën 3:00 të mëngjesit. Kështu sot u zgjuam me një orë më pak gjumë, por do të kemi ditë më të gjatë duke shfrytëzuar më shumë ndriçimin natyror, veçanërisht në orët e mbrëmjes.
Një gjest i vogël, duke i lëvizur orët përpara, shënon fillimin e sezonit të dritës dhe jetës në natyrë dhe sjellë përfitime të shumta, përfshirë kursimin e energjisë.
Ora e verës do të mbetet në fuqi deri të dielën e 25 tetorit, kur më pas do të kthehemi në orën dimërore.///
ME SHUME LAJME
Kroçiera “Explora 2” për herë të parë në Sarandë, me 729 turistë në bord
Kërkoi parashkrimin e dënimit me 2 vite burg, GJKKO rrëzon kërkesën e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla!
Shqipëria “fundos” Finlandën, Muçi dhe Manaj blindojnë kreun e grupit për kuqezinjtë