SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Në 2026-ën parashikohet regjistrimi i 2.5 mln pasuri të paluajtshme

Në vitin 2026 parashikohen të regjistrohen në kadastrën fiskale 2.5 milionë pasuri të paluajtshme që do të jenë subjekt i taksës së re për pasuritë e paluajtshme.

Të dhënat janë bërë publike në vendimin e Këshillit të Ministrave “Për miratimin e dokumentit të programit buxhetor afatmesëm 2026-2028, të rishikuar”, i botuar në Fletoren Zyrtare. Kostoja për regjistrimin e pasurive të paluajtshme për vitin 2026 llogaritet në vlerën e 25,7 mln lekëve apo 10.2 lekë për çdo pasuri të paluajtshme të regjistruar.

Numri i pronave të regjistruara parashikohet të mbetet i njëjtë edhe për vitet 2027 dhe 2028 sipas të dhënave të publikuara në strategjinë afatmesme. Teksa për vijimin e realizimit të projektit “ProTax Albania-Implementimi i taksës së pasurisë të bazuar në vlerën tregut”, sipas të dhënave të strategjisë, për vitin 2026 parashikohen të shpenzohen 8,7 mln lekë. Taksa e re e pasurive të paluajtshme e llogaritur mbi vlerën e tregut të pasurive sipas draftit të publikuar në vitin 2023 parashikohej të niste zbatimin nga 1 janari 2026. Por nga Ministria e Financave zbatimi u shty edhe me 2 vite të tjera për në vitin 2028.

Nga Ministria e Financave u sqarua për Monitor se shkak i shtyrjes së zbatimit të taksës së re është hartimi i një projektligj tërësisht i ri, i cili do të miratohet në vitin 2026, ndërsa do të nisë të zbatohet bashkë me Kadastrën Fiskale nga 2028. Shtyrja vjen pas konsultimeve dhe përgatitjeve të nevojshme për të ndërtuar një sistem të ri taksimi, i cili do të bazohet në vlerën e tregut të pasurive të paluajtshme. Në projektligjin e mëparshëm, i publikuar për konsultim publik në vitin 2023, parashikoj që për ndërtesat rezidenciale niveli i taksës të luhatej në vlerat nga 0,1% në 0,2% nga 0,05 që aktualisht zbatohet. Për ndërtesat tregtare u propozua nivel takse nga 0,15% në 0,25% nga 0.2% që është aktualisht dhe për ndërtesat bujqësore dhe industriale, u propozua një nivel takse 0,15% në 0,25%. Mësohet se drafti i ri që po hartohet, nuk parashikohet të ndryshojë koeficientet e taksës së ndërtesë, për truallin dhe tokën bujqësore të propozuara në 2023, që përafronin shkallën e taksës me vendet e rajonit.

Gjithashtu edhe në përfundim të konsultimeve për artikullin IV drejtuesja e misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Anke Weber rekomandoi rritjen e të ardhurave përmes çuarjes përpara të reformës së taksës së pronës. / Monitor///

This Could Be the Best Time to Trade Gold in 5 YearsAccess the gold market with leverage up 1:1000 and tight spreads. Fast signup. No hidden fees. Trading derivatives involves high risk to your capital.IC Markets|

Sponsored

Gold Hits Record Levels – Trade and Capture the OpportunityCapitalize on price swings in gold. Fast execution, advanced charts, and tools made for new and pro traders.Trading derivatives involves high risk to your capital.IC Markets|

Sponsored

Your fingers can tell you a lot about your personality. What kind of fingers do you have?Tips and Tricks|

Sponsored

Cher’s son is probably the most handsome man in the world.Tipgalore|

Sponsored

A nurse reveals her trick against leaks (without disposable pads)Review Beauty|

Sponsored

David Bowie’s daughter is one of the most beautiful women on the planet.Tipgalore|

Sponsored

Your Finger Shape Says a Lot About Your Personality, Read NowLearn what your finger shape says about your personality right nowTips and Tricks|

Sponsored

Uncontrolled urinary leaks? Do this immediately (Watch)Review Beauty|

Sponsored

Hero Wars: Join Thousands Gamers Online [Play Now]Hero Wars has a huge active player base. Simple login or sign-up process. Join the fun.Hero Wars|

Sponsored

Can you survive the epic challenges of Dominion?Let us show you the definition of fun online games. Ready to get hooked?Hero Wars|

Sponsored

Opinone

Luan Rama

GJENERAL EDHE SI DËSHMITAR

Ilir Kalemaj

Si të rimarkohet ligjërimi politik që të kumtojë mesazhe të besueshme

Kreshnik Spahiu

Shiu i nxori bojën, por jo zhulin qeverisë dhe partive politike

EMISIONET

TRENDING NE RRJET

Moderatorja nga Kosova: Kejvinën nuk do e intervistoja kurrë, më ka bullizuar!

“Kam regjistrime”, Albi flet pas largimit nga Përputhen

Ekskluzive/ Varësia nga droga, Mandi Nishtulla tregon momentin më të vështirë të jetës

‘Më pëlqeu veprimi i Xhakës, në fund të fundit është mashkull’ thotë kampionia e Bodybuilding Dorina Mema

Na ndiqni edhe në

RRETH NESHKONTAKTPUNESOHUTE DHENAT PERSONALECOOKIES

ORA NEWS

TV Ora News është televizion lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 18 vjeçar në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijve.

©2025 Ora News. Të gjitha të drejtat e rezervuara. English

error: