Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë dy masa sigurie për zv.kryeministren Belinda Ballukun, pezullim i ushtrimit të detyrës dhe funksionit si zëvendës Kryeministre dhe ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë si dhe ndalim i daljes jashtë vendit.
Sipas medieve vendimi është dhënë nga gjyqtari Erion Çela, i kërkuar nga prokurori Dritan Prençi, nën akuzën e shkeljes së barazisë në tendera.
Po sipas raportimit në medie, akuzat për shkelje të barazisë në tendera lidhen me çështjen e tunelit të Llogorasë dhe për lotin 4 të Unazës së Madhe në Tiranë.
Ndërkohë në një reagim zyrtar, GJKKO njoftoi se: “lidhur me lajmin e publikuar në media për caktimin e masave të sigurisë ndaj Zëvendëskryeministres, Belinda Balluku, në kushtet që masa e sigurimit kanë karakter sekret, gjykata në këtë moment nuk ka njoftim zyrtar për të ndarë me median dhe publikun. Në momentin e duhur procedural do të njoftoheni zyrtarisht nga ana e gjykatës”.
Gjithashtu janë vendosur dhe dy masa sigurie “arrest në shtëpie” për dy funksionarë të tjerë, Erald Elezin, kreu i Koorporatës Elektroenergjitike Shqiptare (KESH), dhe Gentian Gjyli, kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar (ARRSH), njoftojnë mediet./(Marseda QEFALIA)//
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI