Nga Brikena SHEHU
Sot eshte ditelindja jote babi im i shtrenjte!
Te kujtohet sa here me thoshe: do i mbush dot 90 vjec? Dhe une te thosha PO. Se ti ishe kocke e forte, dhe e doje jeten. Por ti nje gje s’e kishe parashikuar: qe mami do ikte para teje. Dhe ikja e parakoheshme e mamit te zbehu deshiren per te jetuar, dhe nuk gjete me qetesi sa t’i bashkoheshe shpirtit tend binjak. Dhe midis femijeve te tu dhe gruas tende, ti zgjodhe mamin.
Ne e pranuam zgjidhjen tende babi,e pranuam me tru por jo me zemer. Zemra ime dhe e Bénit ka mbetur e plagosur per gjithe jeten, se ju n’a late vetem perjete! Une me Benin nuk je jemi akoma ne gjendje te permbushim amanetet e tua, se shpirtin e kemi akoma te plagosur. Pas ikjes tende jeta na goditi shume rende, ne menyren me te pameshirshme!
Por ne ishim femijet e Agim Shehut, ishim rritur me mesimet e tua: jeta e njeriut eshte karakteri i njeriut. Thenia me e bukur qe me ke mesuar! Babi im i shtrenjte! Une me Benin do i plotesojme te gjitha amanetet e tua, por na duhet kohe, vepra jote e pashkruar dhe e pa publikuar eshte kaq e madhe saqe ne te dyve na duhet kohe qe te plotesojme amanetin tend. Por do e plotesojme babi yne i dashur, te japim fjalen! Pushofshi ne paqe te tre, te shtrenjtet tane! Qofsh i paharruar KOLOS I LETERSISE SHQIPTARE! Vajza jote qe te ka dashur dhe e ke dashur pa mase , BRIKENA.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI