Në kuadër të festave të nëntorit, në qytetin frankofon të Zvicrës, Lozanë, nën organizimin e “Swiss Albania Event”, të drejtuar nga Aina Hoti, u prezantua xhubleta shqiptare.
Në këtë aktivitet, ku morën pjesë personalitete shqiptare dhe zvicerane të pjesës frankofone, ishte i pranishëm dhe Ambasadori i Shqipërisë në Bernë, Mustafa Nano, i shoqëruar nga Sekretari i Parë, Valon Gashi. Xhubleta është një veshje 4 mijë vjeçare shqiptare dhe pranimi i saj si pasuri nga UNESCO (një vit më parë), do të ndihmojë për ta ruajtur mjeshtërinë e krijimit të saj brez pas brezi.
Ambasadori Nano, në fjalën e tij përshëndetëse theksoi rëndësinë e kësaj veshje unike, duke thënë se do ta kishin zili gjithë markat e njohura botërore të kostumeve.E veçanta e kësaj mbrëmje ishte se përveç foto-albumeve të xhubletës, të pranishmit patën kënaqësinë ta shohin dhe një Xhubletë shqiptare 90-vjeçare, e sjell nga koleksionisti i apasionuar ndaj Xhubletës, Kristian Zefi dhe partnerja e tij./atsh///











ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI