“Harro mushke Valarene…!” E njohur mjaft kjo shprehje por policia e Gjirokastres nuk e ka zbuluar harruar ngjerjen e Valarese ku nje 20 vjeçar po nga ky fshat perballe Gjirokaster, kishte vjedhur nje sasi te madhe lekesh te bashkefshatari i tij.
I shpallur ne kerkim per veperen penale “Vjedhje”, e ndodhur ne vitin 2019, specialiste e antikrimit kane mundur ta vene 20 vjecarin para pergjegjesise ligjore.
Sipas Policise “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit V. K., 20 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje”, pasi ky shtetas në nëntor të vitit 2019, në fshatin Valare ka vjedhur një sasi të konsiderueshme lekësh në banesën e shtetasit I. J. “
Materialet tashme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI