Kryetari i KQZ Ilirian Celibashi gjithashtu konfirmoi se në zgjedhjet e 25 prillit Diaspora nuk do të votojë.
Celibashi deklaroi se Shqipëria nuk e ka Diasporën, sepse nuk është e regjistruar dhe kjo është përgjegjësi e institucioneve që duhet ta kishin bërë punën e tyre më mirë.
I pyetur nëse do të votojnë emigrantët, Celibashi tha se, “emigrantët nuk do të jetë e mundur të votojnë në këto zgjedhje. Janë rreth 3500 emigrantë që kanë deklaruar vendbanimin dhe as për ata nuk arritëm të gjenim një alternativë”.
“Ishte varianti i postës, por sa kohë ne nuk kaluam hapin e parë, atë të modaliteteve të regjistrimit të kërkesave, nuk mund të bëhet”, tha ai.
“Kur kam marrë këtë detyrë kam menduar se do ishte një numër prej qindra-mijërash, por kur hyra aty pashë që nuk e kemi Diasporën. Pashë që nuk ishte e regjistruar. Institucionet duhet ta kishin bërë këtë punë më mirë dhe ta kishin nisur më herët”, u shpreh ai.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI