Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një vizitë në familjen Suka në Paskuqan. Kreu i qeverisë ka shpërndarë dhurata për festat në këtë familje e cila është e bekuar me 9 fëmijë.
Ndërkohë Rama ka dhënë edhe njëherë lajmin e mirë se prej 1 janarit të vitit që po vjen nënat e papuna me 3 ose më shumë fëmijë do të futen në programin e sigurimeve shëndetësore.
Paskuqan – Disa dhurata për Vit të Ri edhe në familjen Suka, e bekuar me 9 fëmijë, ku prej 1 janarit nëna do të përfitojë nga progami i ri i mbështetjes me sigurimet shendetësore dhe shoqërore për nënat e papuna me tre osë më shumë fëmijë nën 18 vjeç
Gjithashtu kjo familje ka përfituar bonusin e bebes 1,2 milion lekë për fëmijën e lindur 1 vit më parë .///
ME SHUME LAJME
Media italiane “TgYou24”: Mes plazheve dhe trashëgimisë kulturore, Shqipëria në krye të tendencave turistike
Himara mes destinacioneve më të kërkuara nga britanikët për verën e 2026-ës
48-vjeçari shqiptar arratiset nga burgu Koridhalos në Athinë