Mbrëmjen e sotme pas mesnate, duke u nisur dita e diel do të ndryshojë ora. Në orën 03.00 të datës 29 tetor akrepat do të kthehen 60 minuta pas, duke shënuar orën 02.00.
Në këtë mënyrë rikuperojmë orën që “humbëm” në fund të marsit duke vijëzuar orët me lëvizjen e diellit.
Do të flemë një orë më shumë në mëngjes, por do të humbasim një orë dritë natyrale në mbrëmje.
Zakoni i ndryshimit të orës u shpërnda në Europë që nga viti 1974, kur vendet donin të kursenin energjinë elektrike duke shfrytëzuar kështu diellin.
Ora ndërrohet dy herë në vit, njëherë në muajin tetor dhe më pas në muajin mars, pasi në këtë periudhë dita zgjat më shumë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Lavazh makinash” por shisnin kanabis, arrestohen dy.
Sarandë. Referohen tre persona në polici: për falsifikim pronësie, shantazh dhe dhunim
TURIZËM – TTW: Nga plazhet e kristalta te historia, ndryshojnë preferencat e turistëve në Shqipëri