U promovua këtë të shtunë në Sarandë libri “Beteja për 20 përqindëshin”, (Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol dhe Himarë) i studjuesit Ardit Bido.
Me këtë rast, në sallën e madhe të Bashkisë ishin të pranishëm dhjetra intelektualë, këshilltarë bashkiakë, njerëz të artit, arsimit e kulturës, njerëz te mediave, etj,.
Në panelin e promovimit folën autori i studimit Ardit Bido, njëherësh edhe drejtor i Arkivit të Shtetit, Gjergji Mano, veprimtar politik e shoqëror, gazetari dhe këshilltari Ermir Hoxha, Hekuran Halili, krijues dhe kreu i shoqatës “Çamëria”, si dhe pedagogia Esmeralda Koloneci.

Bido, ne fjalën e tij veç të tjerash vuri ne dukje se studimi i paraqitur në këtë botim është i vetmi deri më sot në këtë optikë. Ai u ndal në spjegimet e pasojave socio politike te artificializmi i identiteteve demografike në hapësirën Konispol-Himarë, etj,.
Me rëndësi për autorin në këtë studim janë disa ç[shjte si: Si krijohet identiteti etnik dhe kombëtar?, Fluiditeti i identitetit etnik dhe kombëtar, Vetdeklarimi si forma e vetme e vetidentifikimit dhe vetdeklarimi i rremë, etj,.
Libri “Beteja për 20 përqindëshin”, (Fluiditeti i identitetit, statistikat demografike dhe implikimet politike në Konispol dhe Himarë) sillet në librin e mësipër edhe ne gjuhën greke për t’u dhënë mundësi lexuesve të pakicave etnike greke dhe , përgjithësisht lexuesin dhe studjuesin grek të njihen me prurjet e dhe konkluzionet e kësaj vepre./sarandaNews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI