SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga 1 gushti, shtetasit shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë për turizëm

Nga data 1 gusht shtetasit shqiptarë lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

Lajmi u bë i ditur nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Shqipërisë në Bari, e cila thekson se “që nga data 1 gusht 2021, Shqipëria klasifikohet në listën D, sipas së cilës kushdo që hyn në Itali duke qëndruar ose tranzituar në vendet e listës D, në 14 ditët e mëparshme duhet të plotësojë disa kushte”.

Të gjithë shtetasit shqiptarë duhet të paraqesin në momentin e imbarkimit të “Passenger Locator Form”, formularin e vendndodhjes dixhitale të pasagjerëve, në format elektronik, nëpërmjet celularit ose kopje në letër të stampuar.

Po ashtu në momentin e imbarkimit të paraqesin certifikatën me rezultat negativ të kryer 72 orë para hyrjes në Itali, të testit molekular ose antigjen.

Gjithashtu qëndrimi në vetizolim në besim për pesë ditë në adresën e deklaruar në “Passenger Locator Form” dhe të një testi molekular ose antigjen, kryer nëpërmjet tamponit në fund të vetizolimit në besim.

Ndërkohë aeroporti ndërkombëtar “Nënë Tereza” bën të ditur disa kushte për shtetasit shqiptarë që lejohen të udhëtojnë nga Shqipëria drejt Italisë për turizëm (duke bërë 5 ditë vetëkarantinim).

“Të gjithë pasagjerët që fluturojnë nga Shqipëria duhet të paraqesin rezultatin testit PCR 72 orë para nisjes ose testin antigjenik të 48 orëve të fundit, kjo vlen dhe për pasagjerët që janë të vaksinuar. Fëmijët nën moshën 6 vjeç nuk kanë nevojë për test PCR. Personat që qëndrojnë më pak se 120 orë në Itali për arsye të vërtetuara pune ose shëndeti, nuk janë të detyruar të bëjnë karantinë”, – thekson TIA.

Sipas TIA-s, pasagjerët duhet të respektojnë karantinën 5 ditore në Itali në adresën e shkruar në formularin PLF (Passenger Locator Form) në linkun: app.euplf.eu.

Gjithashtu formulari duhet të jetë i printuar gjatë plotësimit të formularit PLF, pasagjerët duhet të zgjedhin: listën e vendeve “D”./atsh///

error: