Duke filluar nga 1 prilli, paga minimale në Greqi do të jetë 780 euro. Lajmin e bëri të ditur kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, shkruan Protothema. Mitsotakis u shpreh se rritja do të jetë 9.4% dhe është hera e tretë që paga minimale rritet gjatë qeverisjes së tij. Ai ka kujtuar se në vitin 2019, paga minimale në Greqi ishte 650 euro.
“Nuk kam iluzione, e di që në vendin tonë rrogat janë ende të ulëta. E dëgjoj gjatë gjithë kohës sidomos nga të rinjtë dhe të rejat që e kanë të vështirë. Kjo rritje e re padyshim nuk e zgjidh problemin, por është një lehtësim i konsiderueshëm dhe mbi të gjitha tregon synimin tonë për të rritur pagat në si në sektorin publik ashtu edhe në atë privat”, theksoi Mitsotakis.///
ME SHUME LAJME
Arta Dade. Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!
Tragjike në Gjirokastër, mbytet një 62-vjeçar në liqenin e Viroit
Rama: Aeroporti i Vlorës do të hapet me patjetër