SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga 1 prilli shkon në 40 mijë lekë të reja paga minimale në vend, rritje më 6 mijë lekë!

Nga 1 prilli i këtij viti, në Shqipëri do të rritet niveli i pagës minimale.

Nga 34 mijë lekë që është aktualisht, paga minimale do të arrijë në 40 mijë lekë, sipas vendimit që qeveria mori këtë të mërkurë edhe për të lehtësuar pasojat e inflacionit.

Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, u shpreh se qeveria ka ndërhyrë 2 herë gjatë vitit të kaluar duke rritur pagën minimale, ndërsa synimi është që të kapërcejë nivelin e pagave minimale në Rajon.///

error: