Pesë persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur si pasojë e aksidentit tragjik hekurudhor në Greqi. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme njoftoi se këta persona janë jashtë rrezikut për jetën dhe po trajtohen në kushte spitalore.
“5 persona me nënshtetësi shqiptare rezultojnë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën e po trajtohen në kushte spitalore. Po vijohet me identifikimin e tyre”, tha Ministria e Jashtme.
Bazuar në komunikimin e fundit që ambasada dhe konsullata shqiptare në Greqi kanë patur me autoritetet vendase deri më tani nuk ka informacion për shtetas shqiptarë në radhët e viktimave.
38 persona humbën jetën si pasojë e aksidentit të së martës që ndodhi në Tempi, pranë Larisës. Dy trena, një i mbushur me pasagjerë dhe tjetri me mallra, u përplasën duke shkaktuar një tragjedi të vërtetë, më e madhja në Greqi sa i përket transportit hekurudhor.
Si pasojë e përplasjes mbetën të plagosur mbi 85 persona. Në momentin e aksidentit në trenin me pasagjerë udhëtonin rreth 350 persona.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI