SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

 Nga 30 prilli, sanksione për çdo zyrtar që nuk kryen detyrën

Drejtoresha e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje, Eridana Çano deklaroi sot se nga 30 prilli Ligji i Bashkëqeverisjes parashikon sanksione për çdo zyrtar që nuk kryen detyrën dhe nuk jep shërbimin me cilësi dhe në kohën e duhur. Në aktivitetin informues të mbylljes së sporteleve të shërbimeve publike dhe kalimin e tyre online, Çano tha se ligji ‘Për bashkëqeverisje’ parashikon sanksione administrative nga marrja e vërejtjes, te largimi nga puna dhe masa financiare që janë të aplikueshme nga 30 prilli.

Duke folur për digjitalizimin e shërbimeve, ajo u ndal te Platforma online e Bashkëqeverisjes, që në 4 vite e gjysmë ekzistencë ka mbledhur 153 469 halle, i ka dëgjuar, i ka adresuar dhe ka dhënë përgjigje në kohë reale, duke zgjidhur mbi 61 % të këtyre problematikave. “Platforma lindi si nevojë për të mënjanuar zyrat që nuk jepnin zgjidhje dhe në fund të ditës prodhonin shkresa pa fund”, tha ajo.

Çano theksoi se komunikimi online i ankesave ishte një mundësi edhe për të monitoruar punën e institucioneve, sepse duke pasur sistemin pas Platformës së Bashkëqeverisjes  mund të monitoroheshin çështjet ku ishin dhe personat që nuk kishin kthyer përgjigje.

“Në nëntor të vitit të kaluar u miratua Ligji për Bashkëqeverisjen, një akt që i jep në dorë qytetarëve një armë edhe më të fortë për të ngritur zërin e për të vënë para përgjegjësisë zyrtarët abuzues. Detyra jonë është jo thjesht të monitorojmë, por edhe të kontrollojmë dhe të sigurohemi që kultura e pandëshkueshmërisë nuk mbetet vetëm në letër”, tha ajo.///

error: