Nga Alba MALLTEZI
-Pamjet e tmerrshme të Aleksandër Sadikajt, ndërsa pa këmbët e tij doli nga makina e hedhur në erë për të shpëtuar, duket sikur janë simbol i një populli të tërë, me trup të copëtuar, por me shpirtin e fortë që kërkon të mbijetojë nga fati i keq që vetë krijoi apo ja krijuan. Aleksandër Sadikaj nuk ia doli, po ne? Sa janë në të vërtetë djemtë dhe vajzat shqiptare peng të fatit apo veprimeve të veta që presin një ditë të shkatërrohen apo të vetëshkatërrohen në një rrugë që mendojnë se është ajo drejt normalizimit, drejt rregullimit, drejt ngjitjes së copëzave të hedhura në erë e të grimcuara?
Në këtë pikë, kërkohen mjeshtra që dinë të ngjisin me durim, dashuri, këmbëngulje këto pjesw fizike dhe shpirtërore të hedhura në erë rrugëve të Shqipërisë e Kosovës, njëherë në Tiranë, njëherë në Shkodër, njëherë në Vlorë, njëherë në Sarandë, njëherë në Durrës, pastaj në Prishtinë e kështu me radhë. Duhen të tjerë shqiptarë që të kenë dëshirën të shohin shqiptarët të harmonizuar dhe jo të izoluar në istikamë me mure të lartë, ngritur me tulla të urrejtjes e të hakmarrjes që sa vjen dhe zmadhohet.
Pamjet e tmerrshme të Aleksandër Sadikajt, ndërsa pa këmbët e tij doli nga makina e hedhur në erë për të shpëtuar, duket sikur janë simbol i një populli të tërë, me trup të copëtuar, por me shpirtin e fortë që kërkon të mbijetojë nga fati i keq që vetë krijoi apo ja krijuan. Aleksandër Sadikaj nuk ia doli, po ne? Sa janë në të vërtetë djemtë dhe vajzat shqiptare peng të fatit apo veprimeve të veta që presin një ditë të shkatërrohen apo të vetëshkatërrohen në një rrugë që mendojnë se është ajo drejt normalizimit, drejt rregullimit, drejt ngjitjes së copëzave të hedhura në erë e të grimcuara?
Në këtë pikë, kërkohen mjeshtra që dinë të ngjisin me durim, dashuri, këmbëngulje këto pjesw fizike dhe shpirtërore të hedhura në erë rrugëve të Shqipërisë e Kosovës, njëherë në Tiranë, njëherë në Shkodër, njëherë në Vlorë, njëherë në Sarandë, njëherë në Durrës, pastaj në Prishtinë e kështu me radhë. Duhen të tjerë shqiptarë që të kenë dëshirën të shohin shqiptarët të harmonizuar dhe jo të izoluar në istikamë me mure të lartë, ngritur me tulla të urrejtjes e të hakmarrjes që sa vjen dhe zmadhohet../shqiptarja///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.