Nje ekspozitë e re kolektive me 49 punime, e titulluar “Rrugëtime”u çel se fundi ne galerine e arteve pamore, “Art-Saranda” te qytetit bregdetar. Sipas burimeve te Galerise , punët e autoreve jane ne gjini e zhanre te ndryshme dhe vijne si frymëzime nga vendet ku ata jetojnë e krijojnë aktualiaht, si: nga Suedia, Anglia, Kanadaja, Greqia, Gjermania dhe firmosen prej emrave që Saranda i ka në memorjen e saj artistike si piktorë apo skulptorë të dekadave të kaluara.
Atyre u janë bashkuar me punët e tyre, krijues sarandiotë që jetojnë e krijojnë në kryeqytetin shqiptar dhe ata që jetën e krijimin e kanë të pashkëputur nga Saranda. Kjo është një prej të veçantave të ekspozitës së tyre të përbashkët, titulluar “Rrugëtime”.
Ne pikempamje te teknikave dhe zhanreve prurjet, shenojne peizazhe, portete e kompozime, në teknikën e vajit, pastel, akrilik. Ndërsa në skulpturë: erdhën portrete, relieve e kompozime, të punuara në material bronz, mermer, allçi e beton.
Veçoria tjetër është se pjesëmarrës në ekspozitën “Rrugëtime” janë autorë të mirënjohur e të afirmuar, studentë në shkolla artistike, si edhe autorë autodidaktë. Çdo punë debutuese është si një dedikim shpirtëror e artistik i artistëve për qytetin e zemrës, Sarandën.
Ekspozita emesiperme çelet në vitin e 10-të të jetës së Galerisë “Art-Saranda” dhe do të jetë e hapur, për t’u vizituar nga publiku vendas dhe nga turistët, deri më 2 korrik 2022./sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI