Policia e Kavajës vuri në pranga një 25-vjeçar nga Saranda, i cili kishte udhëtuar drejt qytetit të Shqipërisë së Mesme me qëllim vjedhjen e banesave. Operacioni policor i koduar “Houses” u finalizua me arrestimin në flagrancë të shtetasit G. D., një person me precedentë të mëparshëm penalë për të njëjtin krim.
Arrestimi u krye menjëherë pas denoncimeve të qytetarëve. I riu u kap në lagjen nr. 2 të qytetit, sapo kishte dalë nga një banesë ku kishte arritur të vidhte disa aksesorë. Gjatë kontrollit fizik, policia i gjeti dhe i sekuestroi 5 ora dhe 3 unaza, të cilat dyshohet se janë produkt i vjedhjes.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI