Administrata Tatimore bën me dije se duke filluar nga shtatori paga bazë minimale mujore në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34 mijë lekë.
Paralelisht me pagën minimale, nga shtatori do të rritet edhe paga maksimale, e cila do të jetë 149 954, nga 141 134 lekë që është aktualisht.
“Duke filluar nga shtatori, paga bazë minimale mujore, në shkallë vendi për punonjësit, e detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo person juridik apo fizik, vendas apo i huaj, është 34 mijë lekë”, bën të ditur DPT.
Sipas DPT-së, për efekt të llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore, paga bruto mujore, do të jetë jo më pak sesa paga minimale mujore, e barabartë me 34 mijë lekë dhe deri në 149 954 lekë, për personat e punësuar dhe personat e vetëpunësuar dhe e barabartë me pagën minimale mujore prej 34 mijë lekë, për punonjësit e papaguar të familjes me të cilët i vetëpunësuari punon e bashkëjeton ligjërisht.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI