Akuzat në distancë kohët e fundit mes presidenti Ilir Meta dhe kryeministrit Edi Rama, kanë ndezur skenën politike.
E quajtur si tangoja e fundit Rama-Meta Në Open, analistët kanë komentuar këtë përplasje.
Frrok Çupi tha në Open se: Duket sikur ça ka ndodhur, por jetojmë në një situatë të pacënuar prej materies, kemi një lum fjalësh që asgjë që nuk është e vërtetë nga ato që thuhet, pra ato që thotë Presidenti.
Dhe atij duhet lënë që të bëjë ato që thotë, pra le të marrë amerikanët e t;i kapë përveshi, ambasadën aty e ka.
Pastaj ai s’ka lidhje me votën, se nuk është i zgjedhur, ai është një njeri që rri jashtë palëve.
E drejta e votës nuk është domen i tij. Duke qenë se jemi shoqëri e dobët demokratikisht, jemi dhe fokus teka aleatët.
Ky lum fjalësh shkaktohet nga drejtësia e re që po vjen, dhe viktimat e para janë këta, këta ndodhen para drejtësisë, këta kot flasin, se nuk kapin dot asnjë për veshi.
Zgjedhjet dhe drejtësia i tremb. kemi një fenomen, për herë të parë në vend, jemi në një epokë kur populli hap sytë.
Fahri Balliu: Këto nuk janë tango, por një Bethoven se nuk përplaset burri i Monikës, por demokracia me kapjen e shtetit, se ne kemi një kryeministër që e do gjithçka për veten e tij.
Këtu bëjmë gabim që flasim për autoritarizëm dhe presidenti po ndal shkatërrimin dhe shpalljen e këtij njeriu në diktatorë.
Kjo është një betejë në dy kahe për të mbajtur gjallë demokracinë. Sa për dorëheqjen, është e drejta e çdo politikani të zgjedhë rrugën e tij./java///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI