SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nga Velipoja dhe Ksamili, IKMT vijon shembjen e strukturave pa leje në zonat bregdetare

IKMT-ja ka vijuar sot punën për shembjen e strukturave pa leje në zonat bregdetare.

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi deklaroi se aksioni i IKMT-së nuk ka për të ndaluar derisa të çlirohen të gjitha hapësirat publike.“IKMT vijon punën për shembjen e strukturave pa leje në zonat bregdetare. Operacioni që nisëm një vit më parë është një histori suksesi. S’kemi për t’u ndalur derisa të çlirohet përfundimisht çdo hapësirë e zaptuar përgjatë vijës bregdetare nga Velipoja në Ksamil dhe shkelësit e ligjit të vihen përpara përgjegjësisë”, shprehet ai.

Operacioni “Bregdeti ynë” nisi në qershor 2021 nga Velipoja dhe Ksamili. Në fazën e parë të operacionit “Bregdeti ynë” që nisi në muajin qershor, u shembën mbi 130 ndërtime pa leje, u vendosën rreth 132 milionë lekë gjoba për 86 subjekte, si dhe u arrestuan e u ndoqën penalisht dhjetëra persona.

Tashmë operacioni është rikthyer në fazën e dytë dhe vazhdon në të gjithë vijën bregdetare.///

error: