SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ngjarja në Himarë. Gledis Nano “shkrin” Policinë, shkarkohet i gjithë zinxhiri perkates.

Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.

Pas analizës së hollësishme të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues, Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori VENDIMIN për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.  

● Me urdhër të Gledis Nanos u shkarkuan nga detyra: 

》Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë; 

》Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë; 

》Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë; 

》Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;

》Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori; ///

error: