SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Ngjarja në Himarë. Policia – qytetarëve: Mos na gjykoni, po punojmë me përkushtim…

Policia e Shtetit njoftoi se kishte shkarkuar të gjithë zinxhirin komandues të Policisë Kufitare të Vlorë duke nisur nga drejtuesit deri te personat që ishin në turn në kohën kur polici Arjan Tase përplasi me skaf 7-vjeçaren në plazhin e Potamit.

Pas kësaj ngjarje, policia kërkon nga qytetarët që të mos përbaltin punën e punonjësve të rendit nisur nga një ngjarje e veçuar si ajo e Himarës. 

“Policia e Shtetit i shpreh edhe një herë familjes Avdia, ngushëllimet më të sinqerta, dhe siguron qytetarët se punonjësit e Policisë në të gjithë vendin janë duke punuar me përkushtim dhe sakrificë për të garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe për të luftuar paligjshmërinë, ndaj ngjarja shumë e rëndë që ndodhi mesditën e sotme nuk duhet të përbaltë dhe të hedhë poshtë punën e mijëra punonjësve të Policisë në të gjithë vendin”, shprehet Policia e Shtetit.///

error: