Shkarkohet i gjithë zinxhiri komandues i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
Pas analizës së hollësishme të ngjarjes së rëndë të ndodhur në Himarë, ku humbi jetën një 7-vjeçare, si pasojë e goditjes nga një mjet lundrues, Drejtori i Policisë së Shtetit Gledis Nano mori VENDIMIN për shkarkimin nga detyra të të gjithë zinxhirit komandues dhe të personave përgjegjës në Drejtorinë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë.
● Me urdhër të Gledis Nanos u shkarkuan nga detyra:
》Kryekomisar Shpëtim Hasanaliaj, me detyrë Drejtor i DVKM Vlorë;
》Komisar Fatos Muka, me detyrë Shef Sektori i Kufirit në DVKM Vlorë;
》Kryekomisar Andon Marko, me detyrë Shef Sektori i Zbatimit të Masave Plotësuese për Kontrollin e Territorit, në DVKM Vlorë;
》Nënkomisarë Dritan Veizaj dhe Ervis Alisinanaj, me detyrë specialistë pranë këtij Sektori;
》Nënkomisar Neritan Buzi, Shef Stacioni i Policisë Kufitare Dhërmi dhe Nënkomisar Daniel Likskëndaj, specialist pranë këtij Sektori; ///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI