Në Sarandë ka mbërritur për herë të parë kroçera “Nieuw Statendam”.
Drejtori i portit të Sarandës, Alket Qendro tha për ATSH-në se “kroçera e mbërritur pasditen e djeshme ka 2497 turistë në bord, të kombësive të ndryshme, angleze, kanadeze, holandeze etj.”.
Qendro tha se “turistët zbritën sot në port dhe më pas u drejtuan për të vizituar qytetin e lashtë të Butrintit, Gjirokastrën dhe sitet e tjera arkeologjike rreth Sarandës”.
“Kjo është hera e parë që Sarandën e vizitojnë kroçera në muajin nëntor. Gjithashtu presim të tjera kroçera në gjatë nëntorit që do të vizitojnë qytetin bregdetar”, tha Qendro.
Gjatë vizitës në port, drejtori Qendro dhe ekuipazhi i kroçerës shkëmbyen dhurata simbolike.
Kjo anije përfaqëson kroçerën më të re të kompanisë “Holland American Line”. Ajo është ndërtuar në vitin 2018 ka një gjatësi prej 297 metra dhe gjerësi 34 metra, me një kosto ndërtimi 520 milionë dollarë, ku mund të akomodojë deri në 3214 pasagjerë. Ka 13 kate dhe 1339 kabina.
Saranda vitet e fundit është kthyer në një nga destinacionet më të preferuara turistike për turistët e huaj që vizitojnë vendin tonë me kroçera dhe jahte turistike.///












ME SHUME LAJME
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade
Rregullat për plazhet. Zbardhet kontrata e re, gjoba deri në 400 mijë lekë dhe rastet kur prishet kontrata