Nga Miho GJINI
SHËRIM TË SHPEJTË NIKO NINO! Edhe qyteti të duket “BOSH” kur të mungon një mik a shok i dashur,me të cilin këmben dy fjalë, pi një kafe a bënë një lojë domino. Pa le kur vete në fshat dhe nuk e gjen atë, mikun e shokun, me të cilin koha ecën e zvogëlohet, edhe pse jeta rrëshqet e ikën…
E kam fjalën për Niko Ninon, Kryeplakun e Piqerasit,që dikush e quajti “Regjisori i madh i fshatit të vogël” dhe kështu i mbeti, megjithse bëhej fjalë për estradën e Piqerasit , kur u krijua edhe këtu “Vatra e Kulturës”, me tabelat e “Emulacionit Socialist”, me shfaqjet e estradës amatore, po edhe me mbrëmjet e vallzimit, për të rrëfyer kështu “se sa e gëzuar qe jeta e re në koperativën bujqësore”, kur gjithçka i qe dorëzuar Shtetit, gjer edhe pulat e shtëpisë!.

Dhe , prej kësaj gënjeshtre, Nikoja do të shpëtonte vetëm me rrëzimin e Shtetit të Diktaturës, kur vajti në Greqi të punonte për veten, atje ne Kretën e largët. Dhe që do të “hiqte dorë” edhe nga “estrada e një jete”! Pikërisht ky njeri më mungon përsëri…Se jeta “nuk ndrin përherë”…Se ka edhe lodhje, tërmete e pandemira! Herën e parë e kishin çuar me elikopter në Tiranë, herën e dytë në Spitalin e Janinës dhe herën e tretë po ashtu. S’ka disa ditë që është përmirësuar e është kthyer, po ja që apartamenti i tij ndodhet në katin e pestë të një pallati, nga ato që ndërtuan vullnetarët e Rinisë që hapën taracat në mal, me porosi të Çu En Lait!
E unë nuk ngjitem dot gjer atje, si nëpër re! Nofta edhe prej një frike që nga fëmijëria ime, kur u ngjita gjer ajte larte, nëpër ca shkallë të drunjta të shtëpisë së tyre të vjeter, i veshur me roba karnavalesh e Bab Nini na trëmbi aq shumë , sa e pashë veten në fundin e shkallëve, me një rrokullimë të lemerishme…Ndërkohë që ai, nuk e ndjen veten aq mirë sa të zbres poshtë, në “Bar Bufe Piqerasi” e të bëjmë ndonjë lojë domino, si pleq që jemi, ai Krye Plaku e unë plaku “Kiu -Fiu”,-sikundër më quan Fabulisti Gjivogli, që më ra edhe mua “rrufeja” e u shtrova 8 muaj më parë në një Spital të Athinës, kur edhe për pak do të “ikja në botën tjetër”! Po “Arëza” thotë së më kishte kthyer ajo nga “Katunishta”, kthesa e përroit, që nuk është më shume se “një vrap pele” nga Varrezat e Shtodhërit.
E që tani i lutem Zotin, edhe pse e di që nuk ka asnjë ZOT në qiell, përveç përfytyrimeve tona,që të ma “shërojë sa më shpejtë” Niko Ninon dhe të ma sjelli në tryezën e muhabetit, të kafesë e të dominos, atje,përbri pallatit të tij, pa e shkelur tani porosinë e mjekut, kundër rakipirjes,” pa recetë e doganë”, sikundër edhe na kishte ndodhur, para arrdhjes së një elikopteri në Piqeras për Nikon në Piqeras, si edhe Ambulanca e Urgjecës në shtëpinë time në Athinë, pasi kisha fapsur një gjysmë shishe me raki kumbulle të zier dy here, atje në Dibrën e Madhe…Ku luhej edhe “teatri ynë i rradhës”…Po shërohu, sa më shpejtë, o NIKO NINO! Piqeras, më 3 gusht 2022.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI