SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Nis hyrja e turisteve kosovare drejt bregdetit shqiptar .Zyrtaret: Mbi 3 mijë qytetarë dhe 13 mijë mjete kanë hyrë këtë fundjavë nga Morina

Në pikën e kalimit kufitar të Morinës, e diela e parë e qershorit ka shënuar një fluks të shtuar të qarkullimit të kamionëve dhe qytetarëve nga Kosova që hyjnë për në Shqipëri, pas hapjes së kufijve nga COVID-19.

Prefekti i Qarkut Kukës, Zenel Kuçana, tha sot ATSH-së se vetëm gjatë kësaj fundjave (e shtunë e dielë data 6 dhe 7 qershor 2020)  në vendin tonë kanë hyrë mbi 3 mijë qytetarë nga Kosova.

Ai tha për ATSH se në rritje të vazhdueshme është edhe qarkullimi i mjeteve tregtare nga kjo pikë kufitare që kryejnë eksport dhe import të mallrave.

Sipas tij, sezoni veror, por dhe hapja e kufijve shënon një fluks të shtuar, të madh të qytetarëve nga Kosova që hyjnë për në Shqipëri.

“Gjatë dy ditëve të fundit, nga Kosova kanë hyrë në vendin tonë mbi 13 mijë mjete. Nga të cilat 752 mjete kanë hyrë ditën e shtunë dhe 550 mjete ditën e diel deri në orën 12:00”- tha Kuçana për ATSH.

Kuçana tha në prononcimin për ATSH se krahas hapjes së kufirit në pikën e Morinës vijon zbatimi i masave të mbrojtjes kundër COVID-19, (me maska dhe doreza) dhe qarkullimi është i lirshëm përsa i përket hyrjes në Shqipëri dhe nuk hasen probleme.

Ndërsa theksoi ai, përsa i përket problemit të hasur nga qytetarë shqiptar që hyjnë në Kosovë, prej ditës së nesërme pritet të zbatohet masa lehtësuese të marra nga qeveria e Kosovës.

Sipas tij, nga dita e hënë, datë 8 qershor, qeveria e Kosovës do të heqë vetizolimin për qytetarët që hyjnë në Kosovë, duke lehtësua më tej qarkullimin mes dy vendeve tona./ata/

error: