Nga Shpetim Zinxhiria/ (Athinë)
Mos vallë Majko duhet t’u kerkojë falje emigrantëve…?
Përtej bindjes që kam kështu mendoj dhe ndoshta mund të jem gabim dhe të më falni, por dikush duhet tu kërkojë falje emigrantëve dhe kush më shumë sa vetë ministri i Diaspores apo i Emigracionit zoti Majko.
Paguhet si i tillë por deri më sot ka bërë satelitin në mbarë botën thuaj se Greqia nuk egziston në këtë Planet për të.
Problemet e shqiptarve në Greqi janë të shumta por më kryesorja është jo vetëm njohja e viteve të punës për pensione te pjesëshme, por bëhet fjalë për ata shqiptarë që kanë mbushur kriteret , pra moshën dhe vitet e punës dhe u mohohet pensioni i plotë.
Këto janë konfirmime dhe jo shpifje janë fakte konkrete dhe reale, aq sa ky ministër duhet të shqetësohet dhe të zgjidhë këtë problem kur ligji vendas grek u jep të drejtën shqiptarve.
Që i bie botës si satelit mirë bën por që nuk vjen në Greqi bën keq…
Sklleverit që u dërguan si turistë në Greqi po përballën me të kundërtën e asaj marreveshje midis dy vendeve dhe për këtë duhet një zgjidhje.
Ai duhet tu kërkojë falje emigrantëve për mungesën e tij si ministër dhe menazhimin e emigracionit për ate qe edhe paguhet.//
ME SHUME LAJME
𝐑𝐫𝐮𝐠𝐚 𝐉𝐚𝐧𝐢𝐧ë–𝐊𝐚𝐤𝐚𝐯𝐢𝐣ë, vijojnë punimet në disa fronte.
Akte dhune gjatë protestës, gjashtë të arrestuar në Tiranë
Shqipëria synon 15.5 milionë turistë në vitin 2027, rritet kontributi i turizmit në ekonomi