Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se ka nisur riparimi i aksit rrugor Qafë Muzinë-Sarandë, 22 km, ç’ka do të ndikojë ndjeshëm në rritjen e sigurisë rrugore.
Sipas ARRSH-së, në kuadër të mirëmbajtjes rutinë ka filluar puna për riparimet e zonave të dëmtuara të asfaltit duke rritur sigurinë rrugore.
Ky segment lidh Sarandën me Gjirokastrën. Kjo rrugë kalon në një terren të thyer dhe lidlh fshatrat: Muzine, Krongj, Bistrice, Mesopotam, Clirim(SMT), Vrion, Krane, Metoq, Qaf Gjashte dhe Sarandë.
Rruga e mesiperme ka nje ngarkese te madhe per qarkullimin e njerezve dhe mallrave. Deri ne perfundimin e aksit te ri nacional rrugor Kardhiq-Delvine, rruga Muzine Sarande do te vazhdoje te mbetet nje aks i veshtire per nga specifikat malore, kthesat, gjeresia e rruges, ngricat ne dimer, etj, . /SARANDANEWS.AL///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI