Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani, e cilësoi situatën aktuale të Partisë Demokratike, si më të keqen që ka përjetuar PD-ja që prej themelimit të saj përpara 30 vitesh.
Në një intervistë televizive, Nishani tha se ekziston një potencial i lartë risku që Partia Demokratike të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës.
“Sot PD ka një zbehje të madhe të raporteve të saj me qytetarët. PD sot është në një situatë më të keqe se kurrë më parë në të gjithë historinë e saj 30-vjeçare që nga krijimi. Kur ka qenë ndonjëherë rasti që PD të jetë tre mandate rresht në opozitë dhe me një potencial risku të lartë të humbasë edhe në zgjedhjet e radhës, cilatdo qofshin ato dhe kurdo që të bëhen”, tha Nishani.///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI