Nisin rekrutimet për ushtarë/detarë në Forcat e Armatosura. Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi çeljen e këtij procesi, duke theksuar se, “ofrohen kushte pagese dhe trajnimi si asnjëherë më parë”. Ministri Peleshi ftoi të gjithë të rinjtë e interesuar të shohin kriteret e pranimit.
Ministria e Mbrojtjes e konsideron thelbësore për Forcat e Armatosura rekrutimin e ushtarëve me një profil sa më të lartë, në kushtet e një profesionalizmi më të lartë të FA dhe një angazhimi gjithnjë e më të madh në përmbushje të detyrave në mbrojtje të vendit dhe në interes të Aleancës.
Pjesë e këtij procesi mund të bëhet çdo i ri nga mosha 18 vjeç deri në 27 vjeç, që nuk ka probleme me ligjin, që ka një figurë të pastër morale, që nuk është person i dyshuar, i padëshirueshëm, i evidentuar dhe implikuar nga organet e zbatimit të ligjit për veprimtari të kundraligjshme apo kriminale.
Në faqen zyrtare të Ministrisë së Mbrojtjes janë publikuar të gjitha kriteret që kërkohen për procesin e rekrutimit, ku përcaktohet edhe kalimi i tre testeve; ai fizik, intelektual dhe psikologjik që do të kryhet në faza të caktuara./atsh///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI