Edmond Papa nga Fieri por banues në Sarandë, u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Tiranë, në zonën e “Komunës së Parisit”.
49-vjeçari mbeti fillimisht i plagosur dhe u dërgua për mjekim në Spitalin e Traumës. Por rreth orës 17:25 ndërroi jetë për shkak të plagëve të shkaktuara nga arma e zjarrit. Policia thotë se 49-vjeçari Papa u qëllua me plumba pistolete.
Në vendngjarje shkoi edhe shefi i Komisariatit Nr.2, Edmond Pjetri, i cili për gazetarët deklaroi se “ Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit Edmond Papa, 49 vjeç, që është banor në Sarandë. Ky shtetas, si rezultat i plagëve të marra, ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës, në Tiranë.
Garantojmë se policia ka marrë të gjitha masat për hetimin e kësaj ngjarje me grup të specializuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe nga Komisariati i Policisë Nr.2. Policia është duke hetuar rrethanat e ngjarjes”.
Sa i përket autorit nuk ka asnjë të dhënë. Uniformat blu kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve./m.j///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI