SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

Numërohen 868 qendra votimi në vend/ PS kryeson me 50.25%, PD-AN 38.27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve publikoi rreth orës 06:00 të dhënat nga numërimi i 868 qendrave të votimit në të gjithë vendin, pas përfundimit të votimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.

Kështu deri tani nga 868 qendra votimi të numëruara nga 5199 në total, PS ka marrë 118059 vota ose 50.25%, PD-AN 89914 vota ose 38.27%, LSI 16163 vota ose 6.88%, PSD 4360 vota ose 1.86 %, Nisma Thurje 1405 vota, LN 1138 vota, BD 1111 vota, PLDSH 766 vota, LRE 546 vota, ADR 375 vota, PBK 281 vota, ABEOK 223 vota.

Procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të 25 prillit nisi mbrëmjen e djeshme disa orë pas mbylljes së qendrave të votimit, dhe ka vijuar pa ndërprerje dhe pa problematika përgjatë gjithë natës. /j.p/

error: