Në qarkun e Vlorës janë numëruar deri më tani 57% e kutive të votimit, ku vijon të kryesojë bindshëm PS. Sipas të dhënave të KQZ rezulton se deri më tani PS ka marrë 57.47% të votave, ndërsa PD ka marrë 32.14%.
LSI ka marrë deri më tani vetëm 6.4% të votave, ndërsa ndër partitë e tjera ajo që ka marrë më shumë është Bindja Demokratike që ka marrë 1.31% të votave.
Përfundon procesi i numërimit në Bashkinë Himarë. PS fiton shumicën me 3447 vota në total ose 58.67 %, e ndjekur nga PD me 1854 vota ose 31.56 %. LSI ka marrë 5.80 % të votave ose 341 vota ndërsa në këtë bashki janë shpallur të pavlefshme 124 fletë votimit.////
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI