- Nga data 18 maj do të ndërmeren hapa konkretë për hapjen e objekteve të kultit të cilat u mbyllen që në fillim të muajit mars pas shpërthimit të pandemisë edhe në vendin tonë.
Njoftimin e ka bërë me dije vetë kryeministri Rama gjatë një komunikimi on line me përfaqësuesit e lartë të klerit shqiptar. 

Këta të fundit i kanë kërkuar Kryeministrit që të hapë objektet e kultit me sugjerimet përkatëse për të shmangur takimet mes besimtarëve.
Ndërkaq kryeministri Rama tha se nga data 18 maj kur do të jetë konfiguruar edhe projekti i fazës së dytë të hapjes, do të jepen edhe disa indicie për objektet e kultit.///
Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream
ME SHUME LAJME
Rregulla të reja për muzetë dhe monumentet e kulturës, grante edhe për monumentet në pronësi private
Nga 2027 synohet ngritja e një sistemi të ri inspektimesh, Rama: Të marrin fund kontrollet e befasishme
Berisha: Nesër të gjithë me studentët, në mbështetje të revoltës së tyre