– Pavarësisht përparimeve të fundit në botë, një miliard persona ende përdorin produkte duhani, që shkaktojnë tetë milionë vdekje çdo vit, një milion prej të cilave nga pirja e duhanit pasiv, tha OBSH në raportin e saj vjetor, ku, për herë të parë, janë në fokus edhe produktet alternative të cigareve tradicionale.
“Lajmi i mirë vjen kryesisht nga numri i personave “të mbrojtur” nga masat e kontrollit kundër duhanit, që ka arritur në 5,3 miliardë, katër herë më shumë se në vitin 2007”, shkruhet në raport.
“Më shumë se gjysma e popullsisë së botës tani ka qasje në produktet e duhanit me paralajmërime shëndetësore në formë grafike, ndërsa miratimi i masave të tjera, siç është rritja e taksimit të produkteve, është më i ngadalshëm”, vlerësuan ekspertët e OBSH-së.
Për sa i përket cigareve elektronike dhe produkteve të tjera alternative, shqetësimi ka të bëjë kryesisht me të rinjtë.
“Këto produkte shpesh tregtohen nga industritë e duhanit për fëmijë dhe adoleshentë, duke përdorur mijëra aroma joshëse dhe pretendime mashtruese”.
OBSH shpreh shqetësimin se fëmijët, të cilët përdorin këto produkte, kanë tri herë më shumë gjasa të përdorin produkte të duhanit në të ardhmen./ //
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade