48 orët e ardhshme konsiderohen kritike për shëndetin e Kryepeshkopit Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos. Këtë të premte ai iu nënshtrua një operacioni urgjent për të trajtuar një episod gjakderdhjeje të brendshme.
Sipas njoftimit mjekësor, pas operacionit, Kryepeshkopi Anastas “u transferua sërish i intubuar në ICU. 48 orët e ardhshme konsiderohen kritike”. Siç dihet, Kryepeshkopi Anastas po trajtohet në spitalin Evangelismos të Athinës. “Kathimerini” shkruan se ai u dërgua me urgjencë në sallën e operacionit me qëllim kontrollimin e gjakderdhjes në zorrën e hollë.
Për këtë arsye, një ekip mjekësh me endoskopi identifikuan pikën dhe një ekip kirurgësh ndërhynë me një operacion laparoskopik. Kryepeshkopit 95-vjeçar i ishte dhënë trajtimi i duhur për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e sotëm ai mori një kthesë dramatike për keq.
Anastasi u paraqit në 30 dhjetor në një spital të Tiranës për shkak të një viroze, por në ditët e para të janarit u transferua me një avion të posaçëm në Athinë.///
ME SHUME LAJME
Sarandë. “Princess” cruises e kompanisë më të madhe Holland-Amerikan, paraprin 14 krociera të tjera gjatë vitit
Sarandë. Mbërrin krocera e parë me turistë për vitin 2026-n.
Sociale. Shqipëria po zbrazet. Bie me 35% numri i lindjeve brenda një dekade