Nga Nebil ÇIKA
– Bilal Xhefari ishte dhe mbetet pena ndryshe e letërsisë shqiptare të gjysmës se dytë te Shekullit të XX . Si në Shqipëri edhe në emigrim ai ruajti të njëjtin talent e stil, të njëjtë mënyrë të treguari, atë që e beri të veçantë kur shkruante në Shqipërinë, në kushtet e një letërsie politike realizmit socialist .
Bilali spikati, nuk shkruante si të tjerët, se nuk ishte si ata . Vinte nga një familje antikomuniste pra, nuk kishte si të merrte një edukim familjar komunist, përkundrazi. Nuk bëri shkollë letërsie gjë që e shpëtoi nga virusi i realizimit socialist që mësohej në shkollat e letërsisë se Shqipërisë komuniste. Të vetmet “leksione “ të letërsisë dhe estetikës , në dijeninë time, i mori nga Musine Kokalari, në bisedat me të ne kur jetonin ne barakat e Rruga Urës në Rrëshen, ku Musineja ishte e internuar dhe Bilali punëtor krahu në ndërmarrjen “Rruga Ura “.
Musine Kolalari ishte shkrimtare e diplomuar për letërsi në Romë dhe përcolli tek Bilali “rregullat” parimet perëndimore e të shkruarit letërsi që të bashkuar me talentin e tij te jashtëzakonshëm e bënë atë të veçantë e të dashur si shkrimtar dhe veçanërisht, ndryshe nga te tjerët . Bilali spikati se nuk shkruante për partinë e qeverinë , por për njerëzit lexuesit . Ai nuk synonte që letërsia e tij ti pëlqente autoriteteve, diktaturës dhe diktatorit që ishin kushte vendimtare për të bërë “karrierë” si shkrimtar në atë kohë. Ai donte dhe shkoi për njerëzit e thjeshtë dhe kjo ishte diferenca suksesi por njëherazi edhe fatkeqësia e tij ne atë kohë të mbrapshtë jo vetëm për shkrimtarët dhe letërsinë.
Bilali bëri diferencën, jo vetëm si shkrimtar, por edhe si njeri e intelektual, si patriot . Nuk u pajtua me të keqen me konformizmin kriminal të “elitës” kulturore te diktaturës komuniste . Tha fjalën e tij të lirë ne kohën kur fjala e lirë ishte para skuadrave te pushkatimit e varej në litar. Madje më shumë se kaq guxoi te sfidojë ”Zesuin” e letërsisë komuniste, beniaminin e diktatorit shkrimtarin e oborrit të tij . Dhe për këtë e pësoi keq . Nuk është se nuk i dinte pasojat por një shpirt i lirë nuk mund ta durojë e ta pranojë poshtërimin nuk mund të hesht ndaj të keqes . Këtë e bëri Bilali , ai dhe vetëm ai. Dhe jo në biseda private e me zë të ulët . Por atje në selinë zyrtare të letërsisë komuniste, në sallën apo më mirë të themi në “thertoren” e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve te Shqipërisë .
Ballë për ballë me ta , njëherazi ballë për ballë edhe me ”skuadrën letraro-artisike te pushkatimit “. Ajo që ai bëri në diktaturë ishte e mahnitshme ! Por po kaq e mahnitshme ishte edhe ajo që beri në liri . Pas arratisjes nga vendi ne pame një Bilal tjetër, poet e shkrimtar tjetër . Jo në stil por në përmbajtje ide e veçanërisht në mesazhet veprës letrare e tij .
I dua dhe i vlerësoj shumicën e vepra te Bilalit por “Balada Çame” mbetet për mua kryevepra e tij. Një himn e elegji bashkë për plagën tonë të madhe kombëtare të quajtur Çamëri . Vetëm një pene e mendje si e Bilal Xhaferit mund të përcjellë në pak vargje gjëmën çame, masakrimin e grave dhe fëmijëve djegien shtëpive, grabitjen e tokave e pasurive spastrimin etnik etje ,Çamërinë e robëruar, e shkretuar ! Një elegji sa historike aq edhe aktuale . Askush si Bilali me këtë poezi, as politikanet e as historianët nuk ka frymëzuar përpjekjet për zgjidhjen e “çështjes çame” . Por roli, misioni i shkrimtarit ky është te frymëzojë, dhe ne lëtërsinë shqiptare shumë pak kanë munduar ta bëjnë një gjë të tillë .
Bilal Xhaferi është shkrimtari , poeti i dhimbjes. Ka shume dhimbje e pikëllim në veprën e tij . Por nuk kishte si te ndodhte ndryshe . Realiteti për të cilin ai shkroi i tillë ishe plot dhimbje e pikëllim, Shqipëria në diktaturë Kosova e Çamëria ne robëri. Njerëzit këtu edhe si lexues edhe si subjekte e personazhe letrare ishin në dhimbje e pikëllim .
Bilali nuk e shpiku, nuk e trilloi dhimbjen, e gjeti tek atdheu e populli i tij , familja e tij , subjektet e personazhet e tij , lexuesit e tij . Ai me talentin, mendjen e ndritur dhe guximin e tij vetëm i ngriti lart për ti parë të gjithë, i përjetësoi në letërsi, ne libra , ne histori, për të mos u harruar e sidomos për tu mos u përsëritur më kurrë. Bashke më me to shkroi edhe emrin e tij në letërsinë e historine shqiptare ! /sarandanews.al///
ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI