Nga Pirro NAÇI
Një pllakë përkujtimore me emrin ‘’Marinari’’ është shumë pak për të përkujtuar 50 vjetorin e Bazës Ushtarake Detare të Sarandës…Kjo nuk është as në nderin edhe as në vlerat e pushtetit vendor por edhe të qytetarëve të saj. Kush e ka bërë me ‘’kokën e tij’’ më mirë le të shkojë e ta heqë…Pamja ‘’flet’’ shumë… Deri më tani unë nuk kam parë ndonjë vendim të Këshillit Bashkiak për këtë veprim… Kjo pllakë nuk të kujton as marinarin dhe as ushtarakët e flotes detare.

Pllaka të tilla shikojmë vetëm në… (varreza). Madje është e çuditshme se vendi ku u vendos nuk është as shesh dhe as rrugë, është thjesht një lulishte e vogël si shumë të tjera në Sarandë… Si mund ta pagëzosh … ‘’ Marinari’’? Aty ka edhe një pllakë tjetë me mbishkrimin ‘’Hidhe edhe ti ‘’spirancën’’ tënde në këtë qytet’’, madje edhe spiranca shumë e vjetër, emblimatike e gjetur në brigjet e Jonit. Spiranca që duhej të ishte në një vend tjetër më dominues për syrin e vizitorit. Ndoshta tek vendi i Farit në pontilin e qytetit…Ose diku tjeter duhet të jetë …

Unë sa herë e shikoj, fantazia dhe mendimi më shkojnë tëk Zhyl Verni dhe romani i tij ‘’20000 Lega nën det’’….Më duket se udhëtoj me kapitenin Nemo dhe nëndetësen e tij … Po të donte Bashkia e Sarandës t’i bënte një vlerësim BUD-it kishte dhe ka mundësinë por dhe forma nga më të ndryshmet…Ajo i ka shumë për borxh efektivit të kësaj force por edhe të gjithë atyre qytetareve shqiptar që kryen shërbimin ushtarak në Sarandë. Nxori edhe kjo bazë shumë si ‘’Mujo Bermema’’ por edhe si ‘’Arben Struga’’ …
Saranda është një qytet me një histori të pasur por edhe një qytet i veçantë turistik që nuk i lejohet të bëjë ‘’gabime’’ me mjedisin publik dhe parqet por edhe në mesazhin që ajo duhet të japë…Në bahkëpunim edhe me Komandën e Forcave Detare, Saranda mund të përjetonte kujtimin e marinarit me një vepër arti ashtu siç kanë bërë në disa qytete të tjera në botë, si në Amerikë , Kanada, Greqi e gjetkë … Saranda pse jo? Historia është kujtesa e qytetit! //sarandaNwe.al///
ME SHUME LAJME
Sport. Ekipi i “Adem SHEMES”, Kampion i Qarkut të Vlorës në basketboll
Sarandë. Rigels Dervishi zgjidhet kryetar i Dhomës Vendore të Avokatisë
Sarandë. Policia shpalli në kërkim 5 shtetas që në një konflikt qëlluan me armë zjarri.