Plani i Pastrimit Kombëtar vijon në të gjitha qytetet e vendit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale pamje nga pastrimi në qytetet e Shkodrës, Librazhdit, Përmetit e deri në Sarandë. “Skuadrat e bashkive po bëjnë një punë të palodhur që nga pastrimi i mbetjeve urbane e deri tek ato inerte, në përgatitje të sezonit turistik veror që nuk i pret më turistët vetëm në bregdet, por është shtrirë në gjithë vendin”, theksoi Rama.
Skuadrat e pastrimit dhe gjelbërimit të bashkive prej më shumë se 2 vitesh që me nisjen e Planit Kombëtar të Pastrimit, edhe prej zgjatjes së sezonit turistik, janë çdo ditë në terren për pastrimin e zonave pranë plazheve deri hapësirat periferike, 24 orë në 24, në prag të nisjes së sezonit turistik.(Klodi SARAÇINI)///












ME SHUME LAJME
AKU kërkon tërheqjen nga tregu të sallamit “Galbanetto”, rrezik serioz për shëndetin
Sarandë. Polici merret peng nga të ndaluarit për disa orë brenda Komisariatit.AMP nis hetimet.
POETËT PA POEZI