SARANDANEWS.AL

Lajme nga Saranda News Albania. Saranda Radio transmetim live nga Saranda dhe Ksamil. Lajmi fundit ne Saranda News.Al, Foto dhe Video Livestream

OPINION. Turizmi masiv …Faleminderit ‘’nuk’’ na bën!

Nga Pirro NAÇI

Turizmi masiv …Faleminderit ‘’nuk’’ na bën! E veçanta e këtij sezoni turistik ndoshta do të jetë ardhja e Kryeministres italiane për pak ditë pushime në Vlorë. Dhe më e veçanta, udhëtoi me targetin e linjës, si të gjithë italianët e tjerë…Mesazhe të bukura.

Na ‘’mbytën’’ italianët këtë vit…Kaq shumë italiane brigjet shqiptare nuk kishin parë as në 39-tën…Ky është ‘’pushtim’’! Sigurisht që përveç përfitimeve turizmi ka edhe pasojat negative. Turizmi masiv, ky fenomen i cili ka ardhur duke u rritur vit pas viti, kohët e fundit duket se po ‘’gëlltit’’ në mënyrë të pakthyeshme vendet më të bukura –përfshi edhe Shqipërinë. Në vitet 1990 vendet mesdhetare pritën 35 milion turistë. Në vitin 2025-së ky numër pritet të rritet në 353 milion. Efektet e këtij aktiviteti janë të mëdha ,konsumi i burimeve natyrore, kërcënues. ‘’Turizmo-fobia’’ ndoshta është kryefjala në shumë vende të botës.

Vera është kthyer në një makth, në një gogol edhe për vendin tonë…shiko Ksamilin, Sarandën…Pak vite më parë ‘’Malvidet e Milanos’’ kishte pushtuar famën një destinacion gjysëm i panjohur në kantonin e Tcinos- Val Verzasca…Politikat lokale të orientura ende drejt rritjes së sasië së fluksit por edhe përhapja e pakontrolluar e akomodimeve, jo rezidentët, krijuan shumë probleme në shoqërinë vendase.

Këto dhe shumë fenomene të tjera shtrojnë nevojën për modernizimin e politikës së turizmit. Kërkohet për shumë arësye një zhvillim i planifikuar racional i turizmit. Në rradhë të parë turizmi vetë nuk duhet të pranojë pikpamjen se është një degë kyç për zhvillimin ose zgjerimin e ekonomisë. Me pak fjalë nuk duhet të pranojë mendësitë se roli që luan në zhvillimin ekonomik është protagonistik. Nga ky këndvështrim, politikat për turizmin nuk duhet ti japin përparësi një dege duke mos zhilluar degët e tjera. Turizmi është një sistem, një njësi e integruar, një ofertë kolektive. Νuk mund të performojë në maksimum, nëse nuk bashkëjeton dhe nuk zhvillohet apo zgjerohet në harmoni me degët e tjera të veprimtarisë ekonomike dhe kryesisht ato bazë. Për turizmin kemi shumë akoma për të bërë, jemi në hapat e parë dhe pa një përvojë e traditë të madhe.

Zhvillimi i turizmit ecën me hapa më të shpejtë se politikat që ne po zbatojmë. Ligji i ri turistik i 2015-tës u ‘’mplak’’ para kohe. Po kështu edhe ligji ‘’Për vetëqeverisjen vendore’’i vitit 2015 nuk ka asnjë fjalë për turizmin!!!. Decentralizimi i politikave në turizëm lë për të dëshiruar. E gjithë europa e ka zbatuar dhe ka arritur rezultate… Dhe kujdes me shifrat, ato mund të rriten por ‘’plagët’’ mbeten…Turistët janë si dallëndyshet, po u prishe folenë, nuk do të kthehen më./sarandaNews.al///

error: